Korçë, shfaqet virusi i “gjuhës blu”

Shëndetësia

Korçë, shfaqet virusi i “gjuhës blu”

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 14:58

Sëmundja e bagëtive gjuha blu, ka shkaktuar ngordhjen e 130 te imëtave në qarkun e Korçës vetëm tre ditët e fundit. Sipas shërbimit veterinar të këtij qyteti, numri i bagëtive të infektuara do të rritet me shpejtësi, pasi virusi përhapet përmes pickimit te mushkonjës. Por, shqetësimi më i madh i drejtuesve të bujqësisë që kanë shkuar në Korçë, është që fermerët të mos e konsumojnë apo shesin mishin e bagëtive të sëmura. Grupi ynë i xhirimit ka udhëtuar drejt fshatit Leshnjë në komunën Vithkuq për të biseduar me blegtoret atje. Shqetësimi i tyre është gjetja e një vendi për të groposur bagëtitë e ngordhura. Gjuha blu është një virus që prek bagëtitë duke u shkaktuar ngordhjen dhe ajo mund të bëhet e rrezikshme për njeriun vetëm nëse ai konsumon mishin e kafshës se ngordhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat