Ushqimet që ndihmojnë gjatë shtatzënisë

Shëndetësia

Ushqimet që ndihmojnë gjatë shtatzënisë

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 14:31

Buka e bardhë, orizi, proteinat e bimëve si dhe frutat e perimet e freskëta janë disa nga ushqimet që duhet të konsumojnë femrat, para se të bëhen nëna. Më poshtë do të lexoni 5 llojet e ushqimeve që u ndihmojnë dhe shtojnë gjasat për të mbetur shtatzënë.

1. Drithërat e plota

Karbohidratet komplekse, si buka e grurit, orizi, buka e misrit dhe qulli i tërshërës nuk ndikojnë në insulinë aq sa karbohidratet e rafinuara (buka e bardhe, orizi bardh, mielli i bardhë, etj). Çfarëdo që është e mirë për funksionin e insulinës është e mirë edhe për shtatzëninë.

2. Proteina nga bimët

Proteina nga bimët si fasulet, bizelet dhe kikirikët janë shoqëruar me shtim të lindshmërisë, diçka që proteina nga mishi i kuq dhe mishi i shpezëve nuk ofron. Fasulet janë plot me hekur, një ndihmues tjetër i lindshmërisë. Nuk është e thënë të bëheni vegjetarianë, por provoni të kufizoni mishin në racione më të vogla.

3. Produktet nga qumështi

Ndoshta e keni të vështirë të mendoni për qumështin e plotë, kosin e plotë, madje dhe akulloret, si ushqime që ju ndihmojnë të mbeteni shtatzënë, por një studim ka zbuluar se gratë që konsumonin këto ushqime kishin me pak probleme ovulimi. Produktet e qumështit përmbajnë edhe kalcium, i cili është një lëndë ushqyese e rëndësishme e lindshmërisë. Studiuesit thonë se nuk duhet tepruar me këto ushqime, por një shërbim në ditë mund të ndihmojë të përqendroni kaloritë shtese në dietën tuaj.

4. Fruta dhe perime të freskëta

Para se gjithash, ato përmbajnë antioksidues të cilët promovojnë shëndet të përgjithshëm dhe produktiv. Shumë fruta dhe perime, si portokalli dhe perimet me gjethe të gjelbra përmbajnë folate, një lëndë ushqyese e rëndësishme, me të cilën duhet të ushqeheni para shtatzënisë, në mënyrë që të parandaloni defektet e lindjes.

5. Acidet yndyrore

Ndaloni rreptësisht yndyrat e ngopura dhe transyndyrat, dhe merrni yndyra gjysmë të ngopura dhe acide yndyrore omega 3. Këto yndyra zvogëlojnë pezmatimin dhe shtojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës. Ku mund t’i gjeni ato? I përmbajnë avokadot, arrat, lajthitë, farat e kungullit, sardelet dhe peshku salmon. Kombinojini këto ushqime në gjithfarë mënyrash për të shtuar ndikimin e tyre në përmirësimin e lindshmërisë. Me rëndësi është që t’i bëni këto ushqime pjesë të dietës tuaj, që të shtoni gjasat për të mbetur shtatzënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat