Jo çdo dhimbje në gjoks është infarkt! Mësoni se pse kemi dhimbje në gjoks

Shëndetësia

Jo çdo dhimbje në gjoks është infarkt! Mësoni se pse kemi dhimbje në gjoks

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 14:43

Dhimbjet në gjoks mund të jenë shenjë e ndonjë sëmundje të rëndë, shpesh infarktit, por mund të jenë edhe të origjinës psikogjenike si pasojë e stresit

Kur paraqitet dhimbje në gjoks, është e nevojshme para se gjithash të përjashtohen shkaqet organike.

- Keqkuptimi është se zemra nuk ka dhimbje. Zemra sigurisht se dhemb nëse ka ndonjë problem – thotë kardiologu profesor dr. Branislav Milovanoviq, drejtor i Klinikës Interne KBC “Bežanijska kosa”.

Shkaqet organike të dhimbjeve në gjoks mund të jenë shumë serioze dhe më pak serioze.

- Shkaqe serioze janë sëmundjet akute. Më shpesh bëhet fjalë për sulm në zemër (infarkt), emboli pulmonare dhe e ashtuquajtura aneurizmë disekante e aortës. Këto janë gjendje për të cilat duhet sa më shpejt të përcaktohet diagnoza dhe të fillojë mjekimi i menjëhershëm. Nëse kjo nuk bëhet, mund të vijë deri në vdekjen e menjëhershme të pacientit – thot prof. Millovanoviç.

Ka edhe gjendje tjera, më pak serioze.

- këto janë dhimbje të shkaktuara nga ngushtimi i enëve të gjakut që ushqejnë zemrën, për këtë shkak paraqitet angina pectoris. Nëse edhe këtu nuk përcaktohet diagnoza e saktë, ekziston rreziku i shfaqjes së sulmit në zemër (infarktit) – paralajmëron ai.

Nga shkaqet që lidhen me zemër, janë edhe ekzistimi i shtimit të cipës së zemrës (pleura, perikardit), pastaj vuajtja e mëhershme e sëmundjes së muskujve të zemrës dhe cipës së zemrës (pleura). Të tëra këto duhet të mjekohen.

Ekzistojnë edhe gjendje tjera që imitojnë sëmundje të zemrës dhe shkaktojnë dhimbje në gjoks, të tilla si sëmundjet e ezofagut dhe stomakut ose probleme reumatologjike të lidhura me shtyllën kurrizore. Gjithashtu dhimbje në gjoks mund të shkaktojë inflamacioni i pankreasit, tëmthit dhe ulçerës (i thati) në stomak. Së fundi, gjoksi mund të dhemb për shkak të tumoreve të mushkërive apo ngjitjes (kapjes) së pëlhurës së mushkërive.

Kur të gjitha shkaqet organike përjashtohen, kardiologët, internisti dhe specialistët tjerë pacientin e dërgojnë tek psikiatri apo psikologu për terapi e cila shkakun e sheh në faktorë psikogjen.

- Shumë rrallë, vetë pacienti e zbulon shkakun psikologjik të dhimbjevenë gjoks. Njerëzit zakonisht mendojnë se diçka nuk është në rregull me zemrën ose mushkëritë, dhe këtu i kërkojnë edhe shkaqet, që është edhe logjike se kjo duhet bërë parasegjithash – thotë psikologu Marina Pavlovic.

Megjithatë, kur të zbulohet se njeriu është në mënyrë organike i shëndoshë, kurse dhimbjet ekzistojnë, atëherë psikiatri më së shpeshti i përshkruan barëra për qetësimin.

- Në këtë mënyrë zgjidhet problemi në formë akute dhe simptomat shpesh zhduken. Megjithatë, nëse njeriu ndalon vetëm në këto, dhimbjet mund të kthehen, sepse shkaku nuk është zgjidhur. Dhe shkaku më së shpeshti është stresi kronik. Këtë stres nuk e shkakton vetëm varfëria, kujdesi për punën dhe familjen, siç mendohet zakonisht. Edhe njerëzit me të ardhura të mira mund të jenë të ekspozuar ndaj stresit kronik – thotë Pavlovic.

Psikoterapia ndihmon që dhimbjet të rrallohen dhe zvogëlohen, kurse atë që njeriu mund të bëjë për vete është që të zhvendoset nga mjedisi ku është i ekspozuar ndaj stresit.

Shkaqet e mundshme të dhimbjeve

Më të rrezikshme …

infarkti zemrës
embolia pulmonare
aneurizma disekante e aortës
… dhe më pak të rrezikshme

angina pektoris
shtimi (rritja) e cipës së zemrës
Sëmundjet e muskujve të zemrës dhe cipës së zemrës
Nga çka tjetër mund të dhemb gjoksi

sëmundjet e ezofagut dhe stomakut
problemet Reumatologjike në lidhje me shtyllën kurrizore
inflamacioni i pankreasit
inflamacioni i tëmthit
ulçera
tumor në mushkëri
kapja (ngjitja) e pleurës
probleme psikologjike/femra

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat