Bonstill ndihmon QKUK-në

Shëndetësia

Bonstill ndihmon QKUK-në

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 13:19

Klinika e Gjinekologjisë dhe ajo e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare kanë përfituar një donacion nga kampi ushtarak amerikan Bonstill në Kosovë.

Aparatura e dhuruar kap vlerën e 230 mijë dollarëve amerikan.

Ultrazëri dhe krahu robotik si dhe pajisjet shtesë të dhuruara në Klinikën e Gjinekologjisë dhe të Ortopedisë, do të lehtësojnë punën e ekipeve mjekësore, në parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve. Kështu u tha në ceremoninë e organizuar në këto klinika të QKUK. Ndryshe zëvendës ambasadorja amerikane në Prishtinë, Jenifer Bachus tha se kjo është një ndihmë e popullit amerikan drejt përmirësimit të kujdesit ndaj pacientëve.

“Së bashku me miqtë tonë ndërkombëtarë ne do të vazhdojmë të mbështesim miqtë tanë në Kosovë për të përmirësuar cilësinë e përkujdesjes shëndetësore”, tha ajo.

Ndryshe zëvendës ministri shëndetësor, Shemsi Veseli ka falënderuar popullin amerikan për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës.

“Do të falënderoj përzemërsisht, në këtë rast zv. ambasadoren amerikane si përfaqësuese e SHBA-së për ndihmën e vazhdueshme që është duke dhënë në të gjitha sferat e në veçanti në fushën e shëndetësisë”, tha Veseli.

Qeveria amerikane vetëm në katër vitet e fundit e ka ndihmuar Kosovën me rreth 4.5 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat