Qëndroni të rinjë me këto mënyra të thjeshta

Shëndetësia

Qëndroni të rinjë me këto mënyra të thjeshta

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 09:01

Duke u rritur, pamja juaj rinore largohet çdo ditë e më shumë. Por, Kiran Lohia, një dermatologe, ka shpërndarë disa mënyra të shëndetshme për lëkurën që të qëndrojë e re.
Për të arritur që të keni lëkurë të shëndetshme dhe të re, duhet t'i përcjellni këshillat e Kiran Lohia që Lajmi.net i ka transmetuar për ju. Këshillat e saj mund t'i lexoni më poshtë:

Këshilla e parë:
Hani ushqime të shëndetshme me shumë fruta dhe perime, për të ndihmuar në parandalimin e dëmtimit oksidativ. Dhe, mos harroni që të hani proteina të mjaftueshme në mënyrë që lëkura juaj të mund të krijojë kolagjen dhe elastin.

Këshilla e dytë:
Flini të paktën shtatë deri në tetë orë në natë, kështu që lëkura juaj ka kohë të mjaftueshme për rinovim dhe për ta shëruar veten.

Këshilla e tretë:
Rrezet e diellit shkaktojnë plakjen e lëkurës, kështu që mbrojtja prej tyre është thelbësore. Vendosni mbrojtës nga dielli së paku SPF 30+, kështu që do të jeni të mbrojtur nga të dyja rrezet, UVA dhe UVB, transmeton Lajmi.net.

Këshilla e katërt:
Ushtroni çdo ditë dhe shmangni alkoolin, cigaren apo drogat e tjera. Ushtrimi i përditshëm është dëshmuar se ndihmon në mbajtjen e lëkurës të re, duke shmangur toksinat do t'i ndihmoni lëkurës tuaj që ta ruaj rininë e saj natyrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat