Konsumoni boronica për shëndet më të mirë

Shëndetësia

Konsumoni boronica për shëndet më të mirë

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 08:50

Fruta e vogël e boronicës ndihmon punën e trurit, zbut lëkurën e thatë dhe luan rol edhe në pengimin e zhvillimit të qelizave kancerogjene. Por këto nuk janë gjërat e vetme në të cilat ndikon boronica, ja edhe disa arsye tjera se pse duhet ta shijoni më shpesh boronicën.

Para se t’i tregojmë arsyet vlen të përmendet se se boronicat janë shumë të pasura me vitaminën C, pastaj janë burim i shkëlqyeshëm i sheqerit, proteinave dhe materieve minerale (kalium, natrium, mangan, krom, hekur, bakër). Ekspertët sugjerojnë që boronicat t’i përdorni duke bërë ushqim, si komposto, xhem, verë të ëmbël, si dhe lëngje freskuese.

- Përforcimi i imunitetit: Hulumtimet kanë dëshmuar se boronicat përmbajnë antioksidantë që i neutralizojnë radikalet e lira që hyjnë në organizëm nëpërmjet pesticideve ose tymit. Shumica e vetive të mira që kanë boronicat vijnë nga pigmenti që ua jep ngjyrën e kaltër të errët.

- Stimulimi i trurit: Zamra me boronica të freskëta mund të ndihmojë që truri të punojë më efektshëm dhe të mendojmë më shpejt dhe në mënyrë më kreative. Një studim ka zbuluar që boronicat i ngadalësojnë efektet e plakjes së memories.

- Ripërtëritja e lëkurës: Nëse e bëni një maskë nga dy lugë të vogla me boronica, dy filxhanë sheqer ngjyrë kafe dhe tri lugë me lëng limoni, lëkura juaj do të ripërtërihet, sepse sheqeri do t’i mënjanojë pjesët e thata të lëkurës, limoni do t’i japë shkëlqim, kurse antioksiduesit nga boronicat do të kujdesen për butësinë e saj.

- Shikim më të mirë: Dy porcione boronica në ditë e reduktojnë rrezikun nga humbja e shikimit si pasojë e plakjes për madje 38 për qind.

- Zemër të shëndoshë: Pesë ose më shumë porcione me boronica në javë e reduktojnë rrezikun nga sulmi në zemër, veçanërisht te femrat. Boronicat përmbajnë një dozë të lartë të komponentëve që u ndihmojnë arterieve në zgjerim.

- Sheqeri më i ulët: Boronicat kanë nivele të ulëta glikemike, kanë efekt pozitiv në rregullimin e sheqerit në gjak, veçanërisht te personat që tashmë vuajnë nga diabeti. Pesë porcione me boronica në ditë do të sjellin deri te përmirësimi i dukshëm pas dy muajve.

- Preventiva kundër kancerit: Antocianina që i jep ngjyrën e errët boronicave, sulmon qelizat kancerogjene dhe mund edhe të ndikojë në reduktimin e intensitetit të rritjes së kancerit ekzistues. Mjafton që për çdo ditë ta konsumoni një pjesë të tortës me boronica ose një gjysmë filxhani me këto fruta.

- Ndihma për fshikëzën: Boronicat, sikurse edhe boronicat e kuqe, përmbajnë komponentë që ndihmojnë murin e fshikëzës për t’i luftuar bakteret dhe infeksionet e traktit urinar.

- Reduktimi i dhjamit në bel: Polifenolët që gjenden në boronica ndikojnë në shpërbërjen e qelizave yndyrore, gjë që veçanërisht theksohet në shtresat e dhjamit rreth barkut. Kjo pemë përmban shumë pak kalori, kështu mund ta ofroj një ndihmë të madhe, nëse përpiqeni për të humbur peshën.

- Kundër kapsllëkut: Një porcion me boronica përmban rreth 4 gramë fibra, që është 14 për qind e dozës së rekomanduar ditore. Boronicat ndihmojnë në hidratimin e traktit të zorrëve, gjë që është shumë e rëndësishme për funksionimin normal të tyre.

- Shëndeti i eshtrave: Boronicat përmbajnë një dozë të madhe të manganit, i cili luan rol kyç në zhvillimin e eshtrave. Nëse fëmija juaj pëlqen boronicat, le t’i konsumojë ato kur të dëshirojë, sepse në këtë mënyrë do ta zhvillojë një masë dukshëm më të dendur të eshtrave sesa moshatarët e tij.

- Kundër fryrjes së stomakut: Një numër i madh i njerëzve kanë probleme me fryrjen e stomakut dhe ata përdorin medikamente të ndryshme kundër fryrjes. Por ka ushqime tërësisht natyrale, të cilat janë të shkëlqyeshme në mënjanimin e këtij problemi. Dhe boronica luan rol kyç për shfryrjen e organizmit dhe veçanërisht të barkut. Këshillohet të konsumohet çdo ditë nga femrat pas moshës 40-vjeçare. Po ashtu boronicat kurojnë problemet e venave, variçeve si dhe ndihmojnë qarkullimin e gjakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat