Kanceri, shkaktari kryesor i vdekjeve në Evropë

Shëndetësia

Kanceri, shkaktari kryesor i vdekjeve në Evropë

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 19:11

Shtete të ndryshme të Evropës janë duke arritur një "pikë kthese", ku sëmundja kardiovaskulare nuk është më shkaku kryesor i vdekjeve.

Katër milionë vdekje çdo vit, gati sa gjysma e totalit të vdekjeve në Evropë , vijnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Por sipas një raporti të gazetës ‘European Heart’, shëndeti i zemrës është përmirësuar në vitet e fundit, duke i lënë kancerit vendin e shkaktarit kryesor të vdekjeve në Evropë, sidomos në Danimarkë.

Numri i vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare, të cilat përfshijnë sulmet në zemër dhe në tru, ka qenë në rënie për dekada të tëra.

Përmirësime të mënyrës së jetesës, duke përfshirë uljen e përdorimit të duhanit, si dhe trajtimet më të mira mjekësore, kanë hasur një prirje drejt uljes së vdekjeve nga këto sëmundje.

Universiteti i Oksfordit ka publikuar disa analiza që tregojnë se kanceri është shkaktari kryesor i vdekjeve tek meshkujt, më tepër se sëmundjet kardiovaskulare. Kjo vihet re në shtete të tilla si: Belgjika, Danimarka, Franca, Izraeli, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Sllovenia, Spanja dhe San Marino.

Danimarka është vendi i vetëm që ka numrin më të madh të vdekjeve nga kanceri tek femrat.

Sipas raportit të publikuar nga gazeta, "Në këto vende me të ardhura të larta, po ndodh një 'pikë kthese' i rasteve ku kanceri po tejkalon numrin e vdekjeve që vijnë nga sëmundjet kardiovaskulare".

“Ky fakt lidhet më tepër më zhvillimin dhe masat që janë marrë për sëmundjet kardiovaskulare në krahasim me kancerin , për të cilin nuk duket se po bëhet shumë”, tha një nga kërkuesit e raportit për BBC.

Megjithatë, 15 vende nga 52 që janë analizuar, e kanë numrin e vdekjeve nga kanceri, 4 herë më të lartë se nga ato kardiovaskulare.

Shifrat më të larta të vdekjeve vijnë nga disa vende të Evropës lindore.

Raporti tregon se vdekjet kardiovaskulare te meshkujt 55 deri 59-vjeçarë në Bjellorusi, Kazakistan, Kirgistan, Rusi dhe Ukrainë, janë më të larta se shifrat e vdekjeve te meshkujt francezë që ishin 20 vjet më të moshuar se ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat