Hipnoza, mënyra më e re e dobësimit

Shëndetësia

Hipnoza, mënyra më e re e dobësimit

Më: 19 gusht 2014 Në ora: 19:18

Një grua britanike ka vërtetuar se njeriu nuk mund të dobësohet vetëm duke mbajtur dieta drastike, duke u ushtruar në mënyrë intesive nëpër palestra, apo duke kryer operacione të kushtueshme.

Julie Evans, 35 vjeç, tregoi se të dobësohesh vetëm me mendim, është e vështirë, por jo e pamundur.

35-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, peshonte 130 kilogramë, dhe pas shumë përpjekjesh për dobësim, provoi hipnozën.

Ka shumë lloje hipnozash për ulje në peshë, por Evans provoi variantin e të ashtuquajturit “bypass gastrik”, pa qenë nevoja t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Procedura e cila i kushtoi 1200 dollarë nga 35000 që shkonte në total operacioni, bëri që Evans të humbiste më shumë se gjysmën e peshës.

Kjo gjë ndodhi falë hipnozës, e cila e shtyn trurin të besojë se stomaku është më i vogël, ndërsa i sjell dhe dëshirën për ushqime të shëndetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat