Minxhozi: Do të ketë zgjedhje të shpejt për plasimin e produkteve medicinale nga Kosova

Shëndetësia

Minxhozi: Do të ketë zgjedhje të shpejt për plasimin e produkteve medicinale nga Kosova

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 12:28

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Agani ka takuar sot Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, dhe kanë diskutuar për bashkëpunimin në mes të dy shteteve në sektorin shëndetësor.

Në takim, theks të veçantë iu vë zgjidhjes së situatës rreth plasimit të produkteve medicinave nga Kosova në tregun farmaceutik të Shqipërisë.

Ambasadori Minxhozi siguruar Aganin se do të ketë zgjidhje të shpejtë të kësaj çështjeje, bazuar në ligjet në fuqi të dy vendeve dhe Marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy ministrive respektive të shëndetësisë.

Vizita e Ambasadorit Minxhozi në Ministrinë e Shëndetësisë u realizua në të njëjtën kohë kur një delegacion i ekspertëve nga Kosova të fushës së farmacisë kanë udhëtuar në Shqipëri për të biseduar rreth çështjeve me interes në këtë fushë, përfshirë edhe tregun e lirë farmaceutik midis dy vendeve.

Po në këtë temë, pritet që Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Shqipërisë Ilir Beqaj sot pasdite të takohet me zyrtarë nga Kosova për të gjetur zgjidhjen më të mirë, ashtu që produktet medicinale të prodhuara në Kosovë, të mund të plasohen në tregun farmaceutik të Republikës së Shqipërisë. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat