Paracetamoli shëron dhimbjet kronike të mesit

Shëndetësia

Paracetamoli shëron dhimbjet kronike të mesit

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 10:18

Kohë më parë në Australi ishte bërë një studim i cili thuhej se paracetamoli nuk ka efekt në dhimbjen e mesit mirëpo sipas një studimit të fundit konsumimi i paracetamolit mund të lehtësojë dhimbjet e lehta kronike të mesit më shumë se sa pilulat e posaçme.

Ky ka qenë rezultati i një studimi në Australi ku më shumë se 1650 njerëz i’u nënshtruan testimit të konsumimit të paracetamolit duke lënë mënjanë pilulat që i’u ishin sugjeruar.

Pothuajse të gjithë personat të cilat e testuan paracetamolin ndjenë lehtësim më shumë se sa herët e tjera.

Pavarësisht se kjo është një zgjidhje më pak e dëmshme, sërish mjekët sugjerojnë se çdo dhimbje ka nevojë për trajtim të veçantë e nuk duhet lënë pas dore.

Paracetamoli është i njohur për shërimin e dhimbjes së kokës, dhëmbëve apo dhimbjeve të tjera të lehta.

Sipas mjekëve specialist paracetamoli është një mënyrë e shpejtë për të lehtesuar dhimbjet por nuk është zgjidhja për secilën prej tyre.

Profesor Christine Lin një prej autorëve të studimit ka thënë për BBC se mënyra të tjera për të lehtësuar dhimbjen e mesit është qëndrimi sa më shumë aktiv dhe shmangia e qëndrimit në shtrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat