Alergji nga IPad-i, lloji më i ri i alergjisë

Shëndetësia

Alergji nga IPad-i, lloji më i ri i alergjisë

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 12:23

E kishit menduar ndonjëherë se edhe IPad-i apo të tjerë mjete të teknologjisë se fundit mund të shkaktonin alergji?
Në Amerike është zbuluar një rast i ri alergjie i një përdoruesi IPad-i. Nikeli mendohet se është ai që shkakton gjithë problemin. Ekrani mund të shfaqë urtikarie.

Fëmija 11 vjeçar ka përdorur që në 2011 aparatin dhe tashme ka probleme me lëkurën në të gjithë trupin.

Pas analizave që i janë kryer është zbuluar se ka qenë pikërisht përbërja me nikel e IPad-it ajo që ka shkaktuar alergjinë e rënde. Ky përbërës mund të gjendet edhe tek aparate të tjerë dhe mund të pasohet me irritime, skuqje, fryrje dhe simptoma të tjera alergjike.

Vitet e fundit, alergjitë ndaj ekraneve me prekje po përhapen gjithnjë e më shumë.

Rreziku rritet edhe më tepër nëse personat përdorin një smartphone më shumë se 30 minuta. Ende nuk ka studime të detajuara lidhur me çështjen, megjithatë mirë është të qëndroni sa me pak në kontakt me të tilla aparate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat