Si mund ta pastrojmë fytyrën në shtëpiake?

Shëndetësia

Si mund ta pastrojmë fytyrën në shtëpiake?

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 10:55

Shpesh, çmimet e produkteve kozmetike janë me të vërtetë mjaft të larta, atëherë pse të mos përgatisim pastrues për lëkurën tonë me produktet që i kemi në shtëpi?

Për këtë ju duhen:

Një shishe e vogël me tapë (ndonjë shishe që s'e përdor më). Lajeni mirë që të jetë e pastër brenda.
Çaj kamomili. Mund të merrni filter ose akoma më mirë lule kamomili të thara.
Ujë të distiluar.
Vaj ulliri ekstra i virgjër dhe Vaj esencial livande.
Përgatitja: 2 pjesë kamomil dhe 1 pjesë vaj ulliri ose livande. Do të thotë, nëse përgatitni 100 ml çaj kamomili, hidhni 50 ml vaj ulliri, 5 pika vaj esencial livande.

Vendoseni të ziejë kamomilin në ujin e distiluar dhe mbulojeni enën me kapak. Lëreni të ftohet pak. Tani hidheni në shishen bosh. Shtoni vajin e ullirit dhe vajin esencial. Para se ta përdorni, tundeni mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat