Ja çfarë të hani kur nuk ndiheni mirë gjatë shtatzënisë

Shëndetësia

Ja çfarë të hani kur nuk ndiheni mirë gjatë shtatzënisë

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 15:58

Gjate shtatzënisë mund të keni përzierje të stomakut në orët e mëngjesit, diarre ose konstipacion.
Mund të ketë momente kur e keni të pamundur të fusni një kafshatë të vetme në gojë. Më poshtë keni disa këshilla mbi atë që mund të hani gjatë këtyre momenteve.

Përzierjet e mëngjesit- Konsumoni krakera, drithëra ose bukë të thekur pa u ngritur akoma nga krevati. Hani nga pak dhe shpesh.

Evitoni ushqimet e yndyrshme dhe të skuqura.

Konstipacioni-
Konsumoni më shumë fruta dhe zarzavate. Pini të paktën 8 gota ujë në ditë.

Diarreja- Konsumoni salcë molle (bëhet nga molla, e cila ngrohet në një enë mbi zjarr mesatar dhe shtypet për tu bërë në formë pureje), banane, oriz të bardhë dhe bukë të bardhë.

Urthi- Konsumoni vakte me volum të vogël dhe shpesh gjatë ditës. Përpiquni të pini qumësht përpara vaktit. Evitoni kafeinën dhe mos u shtrini menjëherë pas konsumimit të një vakti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat