Shenjat e hershme të shtatzënisë

Shëndetësia

Shenjat e hershme të shtatzënisë

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 13:14

Simptomat e shtatzënisë fillojnë para se t’ju vonohen periodat. Ja 8 shenjat ndaj të cilave duhet të jeni të vëmendshme.

1. Vjellja e papritur

Nëse jeni në zyrë dhe papritmas ju vjen për të vjellë, mund të jeni shtatzënë. “Simptomat e mëngjesit” mund t’ju godasin në çdo orë të ditës dhe e kanë burimin nga rritja me shpejtësi e estrogjenit dhe progresteroni që e çon stomakun në zbrazje.

2. Ndjeshmëria dhe fryrja e gjinjve

Nëse gjinjtë tuaj janë të ndjeshëm edhe në kontaktet më të buta, ju mund të jeni shtatzënë. E keni parasysh ndjeshmërinë e gjoksit ndaj menstruacioneve? Shumëzojeni atë me 100. Që dy javë pas konceptimit, ndryshimet hormonale mund t’i bëjnë gjinjtë tuaj më të ndjeshëm dhe mund të ndjeni dhimbje. Gjinjtë tuaj gjithashtu do të ndihen më të plotë dhe më të rëndë dhe kjo do të vazhdojë gjatë zhvillimit të shtatzënisë.

3. Lodhja

Nëse ndjeni se doni të bini në shtrat më herët se zakonisht, ju mund të jeni shtatzënë. Lodhja lidhet me nivelet e progresteronit. Duhet të pushoni, pasi trupi juaj është i mbingarkuar.

4. Ndjeshmëria e lartë ndaj aromave

Nëse ju arrini të kuptoni çfarë është duke gatuar fqinji juaj, mund të jeni shtatzënë. Kjo lidhet me rritjen e nivelit të estrogjenit. Ju ktheheni në një “dedektive” aromash të cilat ose ju ngjallin neveri ose ju japin neps. Dallimi i aromave që ju ngjallin përkatësisht këto ndjenja do të përforcohet me kalimin e kohës.

5. Gjakrrjedhjet e vogla dhe ngërçet

Nëse keni një gjakderdhje të vogël vaginale, kjo nuk do të thotë që janë periodat tuaja. Gjakrrjedhja e implantimit e cila ndodh kur veza e fekonduar ngjitet në uterus, zakonisht 10-14 ditë pas pllenimit, zakonisht ndodh më herët , është me ngjyrë më të lehtë dhe në sasi të vogël.

6. Ndryshimet e humorit

Nëse ju jeni pak histerike kohët e fundit, mund të jeni shtatzënë. Përmbysja e hormoneve në trupin tuaj, mund t’ju bëjë shumë emocionale dhe qaramane. Ndryshimet e humorit janë të zakonshme, kështu që mundohuni të gjeni ato më zbavitëset.

7. Marrje mendsh

Duke qenë se enët e gjakut zgjerohen dhe tensioni i gjakut ulet, ju mund të ndjeni trullosje ose marrje mendsh. Ndjenja e të fiktit gjatë shtatzënisë, gjithashtu mund t’ju krijohet nga niveli i ulët i sheqerit në gjak.

8. Kapsllëku

Nëse nuk keni dalë jashtë prej dy ditësh mund të jeni shtatzënë. Rritja e progresteronit bën që ushqimi të kalojë shumë ngadalë nëpër zorrë, çka mund t’ju shkaktojë kapsllëk në fillim të shtatzënisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat