Vrapiim i rregullt zgjat jetën për tre vjet

Shëndetësia

Vrapiim i rregullt zgjat jetën për tre vjet

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 08:27

​Vrapimi i shpejtë, i përditshëm prej 5 deri në 10 minuta në ditë është po aq i shëndetshëm sa edhe vrapimi intensiv prej tri orësh në javë.
Këtë e ka treguar një studim i gjerë, i realizuar me 55 mijë persona të rritur në Teksas të SHBA-së.

Studimi i publikuar në „Journal oft he American College of Cardiology“ ka konstatuar se vrapimi i rregullt në distanca të shkurta ose të gjata e zgjat jetën për mesatarisht tre vjet në krahasim me njerezit që nuk vrapojnë fare.

Sipas studimit, jo vetëm distanca por edhe tempoja e vrapimit ka rëndësi të madhe. Kush vrapon me shpejtësinë më të vogël se 10 kilometra në orë pëmirëson shëndetin e tij njësoj sikur ai që vrapon me shpejtësi të madhe. Vrapimi përmirëson sidomos parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Studiuesit nga universiteti Iowa, të cilët kanë bërë vlerësimin e të dhënave të studimit të realizuar në Teksas kanë thënë se nuk duhet vënë objektiva shumë ambicioze për lëvizjet trupore. Kush nuk dëshiron të vrapojë por më e dëshirë ecë, mund ta përmirësojë shëndetin e tij edhe duke ecur. Por në atë rast, ai duhet të ecë nga 15 minuta me tempo të shpejtë për të arritur atë që të tjerët me vrapim e arrijnë për 5 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat