Pagjumësia dëmton kujtesën, në SHBA shkaktare kryesore e aksidenteve

Shëndetësia

Pagjumësia dëmton kujtesën, në SHBA shkaktare kryesore e aksidenteve

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 21:59

Një natë e vetme pa gjumë ka ndikim të madh te kujtesa e njeriut dhe mund ta ndikojë negativisht në zbardhjen e një çështje penale.

Në këtë përfundim kanë arritur një grup shkencëtarësh të universiteteve amerikane të Miçiganit dhe Kalifornisë, studim që është publikuar edhe në revistën online “Shkenca Psikologjike”.

Eksperimenti konsistoi në simulimin e një vjedhje, imazhet e të cilës iu treguan një grupi njerëzish të zakonshëm. Më tej ata u lanë për një ditë-natë zgjuar – mes këtij grupi kishte edhe disa që fjetën 5 ose më pak orë, për të kuptur efektin e pagjumësisë te kujtesa.

U konstatua se pjesëmarrësit në eksperiment ngatërruan pa vetëdije kronologjinë e krimit të simuluar. Për shkencëtarët është e qartë se situata të ngjashme në realitetin e përditshmë mund të çojnë në identifikimin e gabuar dhe rrjedhimisht, dënimin pa faj të një personi. Të tilla raste në Shtetet e Bashkuara ka me mijëra në një vit të vetëm.

Studimi vërtetoi se përkeqësimi i kujtesës është më i madh pas privimit të gjumit, ndërkohë njerëzit po flenë gjithnjë e më pak vitet e fundit.

Qëndra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara e ka konsideruar gjumin e pamjaftueshëm si epidemi, duke e konsideruar atë si një ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve të transportit; aksidenteve industriale dhe sëmundjeve kronike si hipertensioni e diabeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat