Lamtumirë gastritit me manaferra

Shëndetësia

Lamtumirë gastritit me manaferra

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 19:43

Manaferrat e shijshme ndihmojë në parandalimin e inflamacionit të stomakut. Kështu tregon një studim italian.

Manaferrat e shijshme ndihmojë në parandalimin e inflamacionit të stomakut. Për të bërë të njohur këtë dobi të re të këtyre frutave, ka shërbyer një studim italian i kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Milanos dhe botuar në Plos One.

Studimi tregoi se substancat e përfshira tek manaferrat kanë një mekanizëm të veçantë të veprimit që mund të luftojnë inflamacionin e stomakut.

Ky rezultat siguron bazën për aplikimin e kësaj substance te frutave si një plotësues apo alternativë për prodhimin e ilaçeve kundër ulçerës dhe gastritit, por edhe të përdoren si shtesë në dietën e përditshme.

Studimi zgjati dy vjet dhe është kryer ne laboratoret e kërkimit dhe inovacionit në Qendrën e San Michele, te Departamentit te Shkencave Farmakologjike dhe Biologjise Molekulare, ne Universitetin e Milanos.

Laboratori i San Michele, nen drejtimin e Fulvio Mattivi, ka izoluar dhe karakterizuar perberesit aktiv, duke perdorur fruta nga fushat eksperimentale te Fondacionit Mach, ndersa pjesa iologjike eshte kryer ne Laboratorin Farmaceutik te Universitetit te Milanos, drejtuar nga Mario Dell’Agli, i cili per vite ka qene duke studiuar aktivitetet biologjike te produkteve me origjine bimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat