Shmangni ujin e detit tek flokët

Shëndetësia

Shmangni ujin e detit tek flokët

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 17:59

Gjatë stinës së verës flokët dëmtohen më shumë, jo vetëm për shkak të ekspozimit ndaj diellit, por edhe për faktin se uji me kripë i bën më të dobët dhe të humbasin shkëlqimin.

Prandaj në det është mirë që flokët t’i mbroni me kapuç, apo në rast se nuk e shmangni dot larjen e tyre, mirë është që të mos qendrojnë shumë orë me kripësinë e detit, sidomos flokët e lyer.

Një tjetër këshillë mjaft e dobishme për flokë sa më të fortë dhe me shkëlqim, është larja e tyre me ujë të vakët, ndërsa shpëlarjen e fundit nëse mund ta duroni bëjeni me ujë të ftohtë.

Kufizoni sa më shumë produktet styling, shkumë, llak, xhel, sepse ato i shkatërrojnë flokët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat