Si të veproni nëse digjeni nga dielli

Shëndetësia

Si të veproni nëse digjeni nga dielli

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 16:30

Çfarë duhet të bëni dhe çfarë jo, nëse jeni djegur gjatë rrezitjes në diell. Këtu i gjeni dis këshilla.
Disa gjëra që duhet të bëni në rast se jeni djegur nga dielli janë që të pini sa më shumë ujë dhe të hani fruta që përmbajnë betakarotenë; në pjesët e djegura kaloni një gazë të lagur me ujë të ftohtë; bëni dush të ftohtë dhe aplikoni krem për pas diellit.

Ndërsa disa gjëra që nuk duhet t;i bëni kategorikisht nëse jeni djegur nga dielli është që të mos ekspozoheni sërish në diell, pasi në këtë mënyrë e acaroni më tej lëkurën. Nuk duhet as të hiqni cipat e lëkurës dhe as ta kruani atë. Madje nuk këshillohet që të pini as ujë të ngrirë.

Ndër zgjidhjet natyrale për pas djegies nga plazhi, janë domatet, patatet, bananet dhe kastraveci, të cilat janë shumë të mira për të qetësuar djegiet.

Pritini në feta dhe kalojini në mënyrë delikate në pjesën e djegur. Një tjetër zgjidhje shumë e mirë është duke grirë në mikser ose rende pak kastravec dhe duke e përzier me kos. Kjo maskë është freskuese për trupin dhe qetëson pjesën e djegur të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat