Procesi që na vë në siklet, i bën mirë shëndetit

Shëndetësia

Procesi që na vë në siklet, i bën mirë shëndetit

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 12:29

Një zbulim i fundit shkencor mund të revolucionojë mendimet tona në lidhje me një proces që ndodh tek njerëzit dhe që na vë në siklet të gjithëve, kur jemi në prezencën e të tjerëve

Bëhet fjalë për çlirimin e gazrave të organizmit përmes zorrës së trashë. Shkencëtarët e Universitetit të Exeter-it në Britaninë e Madhe kanë dalë në konkluzionin se çlirimi i gazrave bën mirë për shëndetin.

Kështu, ata thonë se nxjerrja e gazrave mund të na mbrojë nga sëmundje shumë të rënda, siç është edhe kanceri. Gjithçka falë largimit nga trupi të substancave kimike të dëmshme dhe në veçanti, acidit sulfhidrik.

Ky acid, kur është në sasi të vogla, ndihmon në funksionimin e mirë të mitokondrive dhe qelizave, të cilat do të vdisnin pa praninë e tij dhe nuk do të ishin në gjendje të kontrollonin fryrjet po infektimet e organizmit. Kështu mund të parandalohen sëmundjet kardiologjie si dhe tumoret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat