Arsyet pse duhet të hani fasule

Shëndetësia

Arsyet pse duhet të hani fasule

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 19:35

Ndoshta hidhëroheni kur në menynë e ushqimeve në shtëpinë tuaj janë të pranishme më së shumti fasulet, dhe nervozoheni me gruan apo nënën pse gjithmonë po përgatitë fasule. Por, fasulet nuk duhet lënë anash, pasi që ato janë shumë të dobishme për shëndetin tuaj.

Fasulet janë të llojeve të ndryshme, të bardha, të kuqe, të mëdha, të vogla, të rrumbullakta etj. Fasulet janë shumë të ushqyeshme dhe janë të pasura me vitaminë A, B, C dhe E, ndërsa përmbajnë një sërë kripërash minerale, potas, hekur, kalcium dhe fosfor. Ngrënia e tyre redukton praninë e kolesterolit në gjak.

Të gjitha llojet e fasuleve janë të pasura me fibra, gjë që lehtëson ndjesinë e ngopjes. Fasulet janë të përbëra në masën 60% nga amidoni dhe sheqeri ndërsa fasulet e njoma janë të përbërë në masën 90% nga uji.

Për nga përmbajtja proteinike, fasulet mund të krahasohen me mishin. Nëse konsumohen shpesh dhe rregullisht, ulin nivelin e kolesterolit. Këshillohet që të hahen nga diabetikët, pasi mbajnë nën kontroll sheqerin dhe reduktojnë mundësinë për tu prekur nga tumori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat