Flokë të rëna, teknika e re për mbjelljen e tyre

Shëndetësia

Flokë të rëna, teknika e re për mbjelljen e tyre

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 14:04

Është zgjidhja e shumë meshkujve, të cilët nuk duan të humbin hijeshinë e tyre pas rënies së flokëve, duke iu nënshtruar një transplanti për mbjelljen e tyre.

Por shkenca ka përparuar në këtë drejtim, aq sa në Britaninë e Madhe disa specialistë po praktikojnë një teknikë të ri, ku për mbjelljen e tyre po merret pjesë me qime nga trupi dhe kryesisht nga gjoksi.

Njëri prej të cilëve i është nënshtruar mbjelljes së flokëve është futbollisti Wayne Rooney, por ka edhe një sërë personazhesh të tjerë të famshëm të cilët e kanë ndjekur këtë rrugë.

Në Londër doktoresha Thomy Kouremada-Zioga, pranë Private Clinic di Harley Street, ka realizuar transplantin me qime të trupit, duke marrë pjesë nga qimet në gjoks, për shkak se janë më të shëndetshëm dhe më të dendur.

Kjo procedurë zgjat disa orë, ndërsa kostoja shkon në 10 mijë sterlina ose rreth 12 mijë e 500 euro. Pas ndërhyrjes pacienti mund të largohet qetësisht dhe efekti i vetëm mund të jetë pak skuqje në kokë, e cila zhduket me kalimin e ditëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat