Një arsye më shumë se pse shëndoshen vajzat

Shëndetësia

Një arsye më shumë se pse shëndoshen vajzat

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 13:28

Adoleshentet që nuk janë shumë popullore dhe të vlerësuara priren të shëndoshen më shumë. Është ky rezultati i një studimi amerikan i zhvilluar nga departamenti i shëndetit në New York.

Studimi u zhvillua mbi një grup prej 4400 vajzash amerikane mes moshës 12 dhe 18 vjeçare. Ato u pyetën të vlerësonin veten se si perceptoheshin në shoqëri nga 1 deri në 10.

Nga të dhënat e marra u zbulua se ato vajza që nuk vlerësoheshin shumë në shoqëri, ishin më të shëndosha.

Drejtuesi i studimit Goutham Rao, tregon se ky zbulim është i rëndësishëm për të zbuluar lidhjen mes mungesës së vetëvlerësimit dhe shtimit të peshës. Ai sugjeron se duhet punuar më shumë me adoleshentët, në mënyrë që të fitojnë besimin në vete dhe për tu integruar më shumë në shoqëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat