Zgjidhja kundër rrudhave

Shëndetësia

Zgjidhja kundër rrudhave

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 12:22

Rrudhat në fytyrë janë shenjë e qartë e kalimit të viteve, por për të ndihmuar në parandalimin e tyre, ekzistojnë disa zgjidhje natyrale.

Duke ngrënë boronicë, avogado dhe shalqi rregullisht, arrini që të ngadalësoni plakjen e lëkurës.

Mjalti është gjithashtu një zgjidhje shumë e mirë, i cili duke u aplikuar në fytyrë për 20 minuta, mundësisht edhe i përzier me pak vaj ulliri, i jep fytyrës një pamje më të freskët dhe më të re.

Një tjetër maskë natyrale është duke përzier tulin e mollës me të bananes me pak kos dhe një lugë mjaltë. Këtë maskë këshillohet që ta përdorni një herë në javë, pasi është mjaft ushqyese dhe ndihmon për rigjenerimin e qelizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat