Ushqimet që duhet të shmangni nëse jeni nervoz

Shëndetësia

Ushqimet që duhet të shmangni nëse jeni nervoz

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 09:17

Gjithë ata persona që janë nervoz, ka disa ushqime që duhet ti shmangin, në mënyrë që të mos acarohen më tepër. Në radhët e këtyre ushqimeve përfshihet kafeja dhe alkooli, të cilat nëse jeni të acaruar e shtojnë më tej këtë ndjesi.

Ndër të tjera këto produkte ushqimore ndikojnë direkt në trurin tonë dhe në aparatin tretës.

Këshillohet që të përfshihen në dietë lëng karotash, perimesh dhe frutash. Ndër ushqimet që duhen konsumuar janë patatet, bananet, domatet dhe pjepri, pasi përmbajnë elementë të rëndësishëm për funksionimin e qelizave nervoze.

As ëmbëlsirat dhe produktet që përmbajnë sheqer nuk këshillohen, ato shtojnë ndjesinë e acarimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat