Si të ushqeni bebat nga 4-6 dhe 6-8 muajsh

Shëndetësia

Si të ushqeni bebat nga 4-6 dhe 6-8 muajsh

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 23:10

​Qumështi i nënës është më i miri për foshnjen tuaj, por nëse keni dëshirë të kaloni nga qumështi i nënës në atë pluhur atëherë ju rekomandojmë skemën e mëposhtme.

Kjo skemë është për ushqimin e një fëmijë katër muajsh, nënvizojmë sërisht që qumështi i gjirit është më i mirë. Në këtë skeme janë dhënë 5 vakte me 200 ml qumësht për vakt, por kjo është vetëm një guidë. Ju duhet të përshtateni sipas kërkesave të fëmijës suaj. Mund t’i jepni të njëjttën sasi qumështi por të ndarë në 6 vakte. Mos e detyro fëmijën të hajë, por jepini rregullisht të pijë.

4-6 muajFather Feeding Baby

Mëngjes

Qumësht gjiri ose 200 ml qumësht, plus një lugë mualebi miell orizi (kjo është me zgjedhje, pasi ka beba që në këtë moshe mjaftohen vetëm me qumështin)

Drekë

Qumësht gjiri ose 200 ml qumësht pluhur

Ndërmjet drekës dhe vaktit pasardhës (pasi kohën e zgjidhni vetë)

Qumësht gjiri ose 200 ml qumësht pluhur. Në këtë vakt mund t’i jepni edhe një ose dy lugë me fruta pure.

Darka

Qumësht gjiri ose 200 ml qumësht plus një ose dy lugë me perime pure,

Para gjumit

Qumësht gjiri ose 200 ml qumësht plus plus një lugë mualebi miell orizi

Ushqyerja nga 6 deri në 8 muaj6-8-months-baby

Edhe në këtë moshë duhet të përshtateni sipas kërkesave të fëmijës, nëse e keni nisur ushqimin jo në moshën 4 por 6 muaj, atëherë ka të ngjarë që fëmija juaj të kërkojë 5 vakte qumësht në ditë. Në këtë moshë fëmijë juaj ka nevojë për minimalisht 500 ml qumësht në ditë. Mos e detyroni të hajë kurrë, por duhet të pijë rregullisht.

Menu e një dite (E hënë)

Mëngjes

Qumësht gjiri ose 200 ml qumësht pluhur, plus me zgjedhje 2-3 lugë, miell orizi.

Mes mëngjesit dhe drekës: Një shishe nestle lëng i shtrydhur me banane dhe karotë.

Drekë

Qumësht gjiri ose 200 ml qumësht, plus me raste një kore buke.

Ndërmjet drekës dhe darkës

Qumësht gjiri ose 200 ml qumësht pluhur, me raste një biskotë për fëmijë.

Darkë

Mish pure dhe një kos frutash po për bebe, sasia e mishit është e vogël

Para gjumit

Qumësht gjiri ose 200 ml qumësht pluhur, me zgjedhje 2 -3 lugë gjellë, pure para gjumit, zakonisht blihet në dyqanet për fëmijë është e gatshme përzihet me qumësht ose ujë, të dhënat ndryshojnë sipas markave.

E martë (ndryshim menuje për fëmijët mbi 6 muaj)

Qumësht gjiri ose 200 ml qumësht këtu mund të shtoni edhe pak pluhur biskote, ose gruri. Ose mund t í bëhet për mëngjes, mualebi me biskotë.

Ndërmjet vakteve

Një frut ose një gotë e vogël caj ose ujë.

Drekë

Qumësht gjiri ose 200 ml qumësht pluhur, plus me raste një kore buke, dalëngadalë filloni ta mësoni duke ja lyer me diçka, do të vijë një ditë që do hiqni dorë nga qumështi

Ndërmjet vakteve

Qumësht gjiri ose 200 ml qumësht pluhur + një biskotë për fëmijë.

Darkë

Provojini një kungull gjellë pure, plus një ëmbëlsirë për beba që blihet në dyqanet e bebeve.

Para gjumit nëse fëmija e kërkon 200 ml qumësht ku brenda i hidhet pluhur biskote që zakonisht përdoret për natën dhe blihet dhe kjo në dyqanet për beba.

E mërkurë

Mëngjes

Një shishe me 200 qumësht ose nga nestle ështe e gatshme me shije luleshtrydhe

Ndërmjet vakteve

Një frut, çaj ose ujë

Drekë

Qumësht gjiri ose 200 ml qumësht pluhur plus një kore buke

Ndërmjet vakteve

Qumësht gjiri ose 200 ml qumësht pluhur + një biskotë për fëmijë

Darkë

Peshk por natyrisht pure, dhe një embëlsirë për fëmijë

Para gjumit

Qumësht gjiri ose shishe 200 ml me zgjedhje 2-3 lugë mualebi që jepet për darkën (qellimi që ta mbajë sa më gjatë, të mos e marrë uria)

E enjte

Mëngjes

Qumësht gjiri, ose 200 ml qumësht pluhur (shishe) 2-3 luge mualebi (Në ditë të ndryshme zgjidhen shije të ndryshme që të mos i mërzitet bebit)

Ndërmjet vakteve

Një frut pure, ose një gotë më çaj

Drekë

Qumësht gjiri ose 200 ml shishe, + plus një kore buke

Ndërmjet vakteve

Qumësht gjiri ose 200 ml shishe, plus një biskotë për bebe ose një biskotë me oriz

Darkë

Supë me perime (pure)

Para gjumit qumësht 200 ml ose një shishe të gatshme me qumësht të përgatitur për mbremje ku ka edhe përberes biskote ose grurë që natën fëmija të jetë I ngopur.

E premte

Pak a shume si e marta vetëm se darkë pure me peshk

E shtuna

Përsëritet e mërkura vetëm se darka pure me brokoli ose përsëritet e enjtja vetëm se darka pure me mashurka.

Për fëmijët mbi 8 muaj

( Se duhet të dijmë kur bën një vjeç nuk ushqehet më me skemë)

Në këtë moshë fëmija ka nevoje për 3 vakte me nga 200 ml qumësht, por edhe këtu duhet të jeni fleksibël duhet të përshtateni me fëmijën tuaj, kjo është vetëm një guidë. Mos e detyroni kurrë të hajë, por duhet të pijë rregullisht.

Mëngjes

Qumësht gjiri ose 200 ml qumësh shishe, plus me zgjedhje 3- 4 lugë gjellë me mualebi ( kjo ndryshon nga e hëna në të dielë që fëmija të marrë shije dhe vitamina të ndryshme)

Ndërmjet vakteve

Fruta miks, çaj, ose ujë.

Dreka

Qumësht gjiri ose 200 ml qumësht shishe

Një fetë bukë të lyer me margarine (të mos jetë me yndyre, të jetë e përshtatshme për beba, jo margarina që përdorim për vete)

Ndërmjet vakteve

Një gotë më leng frutash, dhe një biskotë për fëmijë, por kujdes të mos teprohet me lëngun e frutave jo të gjitha bëjnë për fëmijët, më mirë t’ja shtrydhni vetë

ose nje gotë lëng të shtrydhur banane dhe karrotë

Darka

Pure me perime dhe mish dhe një ëmbëlsirë për fëmijë ose patate pure

Pra zgjedhja e perimeve eshte e ndryshme ne dite te ndryshme

Para gjumit

250 ml qumesht me biskote, qe pihet me biberon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat