Ata që mbrohen si duhet nga dielli, duken katër vjet më të rinj

Shëndetësia

Ata që mbrohen si duhet nga dielli, duken katër vjet më të rinj

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 22:07

Nëse e mbroni lëkurën siç duhet, ajo do të rrezitet në mënyrë të barabartë dhe ngjyra do të zgjasë më gjatë. Kjo ndodh për shkak se kremi/vaji solar filtron më të keqen e diellit, duke iu dhuruar më të mirën.

Kjo nuk do të thotë vetëm mbrojtje në plazh apo në mal, por edhe në qytet.

Shtresa mbrojtëse e kremit/vajit, në fakt, lëkura nuk rrezikon djegien nga dielli, ndërkohë fillon të aktivizojë melaninën, substancën që i jep ngjyrën qelibar lëkurës suaj.

Njollat kafe janë akumulime të melaninës - "ngjyruesja e trupit" - një fenomen që vjen nga ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve të diellit dhe medikamentet e caktuara që përkeqësojnë gjendjen.

Kushdo që ka problem me njollat, duhet të zgjedhë krema me SPF (filtrues diellor) të lartë, në mënyrë që të minimizohet depërtimi i rrezeve UV, dhe të aplikohen produkte që ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së njollave të reja. /Telegrafi/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat