Ja cila është bima e shëndetit të mirë

Shëndetësia

Ja cila është bima e shëndetit të mirë

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 18:46

Rukola është një gjethe jeshile, e cila është cilësuar nga mjekët dhe dietologët si bima e shëndetit të mirë. Kjo gjethe jeshile ka vlera të çmuara ushqyese. Në të gjenden fitokimikate të cilat mbrojnë kundër efektit kancerogjen të estrogjenit.

Në këtë mënyrë ajo mbron kundër kancerit te gjirit, të vezoreve dhe të prostatës. Rukola është burim i pasur i:

-Acidit folik - tepër i rëndësishëm për zhvillimin e trurit të fetusit.

-Vitaminave B - të rëndësishme për sistemin nervor

-Vitaminës A, K - lidhen me shikimin dhe mpiksjen e gjakut përkatësisht

-Vitaminës C - antioksidant i fuqishëm

-Hekurit, kalciumit dhe magnezit - minerale të rëndësishme

A e dini se rukola hyn në të njëjtën familje me brokolin? Arsyeja përse rukola fiton pikë më shumë se spinaqi është se ajo përmban më pak oxalate, duke e bërë kështu kalciumin që ajo përmban, më të përthithshëm për organizmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat