Fëmija i vogël, ja çfarë ilaçesh nuk duhet t’i jepni

Shëndetësia

Fëmija i vogël, ja çfarë ilaçesh nuk duhet t’i jepni

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 17:18

Më poshtë janë disa ilaçe që ju nuk duhet t’ia jepni kurrë fëmijës tuaj.

Aspirinë - Mund të bëjë një fëmijë të ndjeshëm ndaj sindromës Reye-s , një sëmundje e rrallë, por potencialisht fatale.

Ilaçet kundër kollës dhe të ftohtit - Studimet tregojnë se këto ilaçe në të vërtetë nuk ndihmojnë për të zbutur simptomat e fëmijës suaj dhe ato mund të jenë të dëmshme, sidomos kur një fëmijë gabimisht merr më shumë se doza e rekomanduar.

Ilaçe kundër të vjellave - Mos i jepni fëmijës tuaj ilaçe kundër të përzierave vetëm nëse mjeku i tij në mënyrë specifike e rekomandon atë. Shumica e periudhave të të vjellave janë mjaft jetëshkurtra, dhe foshnjat dhe fëmijët zakonisht e kalojnë këtë pa ndonjë mjekim.

Mjekime të rriturish - Dhënia fëmijës tuaj e një doze të vogël të një ilaçi i destinuar për një të rritur është e rrezikshme.

Ilaçet e recetës së një personi tjetër dhe për kushte të tjera shëndetësore – Illaçe të tilla mund të jenë të paefektshme dhe të rrezikshme për fëmijët.

Çdo gjë e skaduar - Hidhni poshtë çdo ilaç që keni marrë me recetë, apo ilaçe për kollën, sapo ato të skadojnë. Gjithashtu hiqni qafe ilaçet që kanë ndryshuar ngjyrën apo formën.

Tableta që përtypen – Ato janë një rrezik mbytjeje për foshnjat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat