Paracetamoli nuk ka efekt në dhimbjen e mesit

Shëndetësia

Paracetamoli nuk ka efekt në dhimbjen e mesit

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 09:50

Pirja e një paracetamoli nuk ka efekte në dhimbjen e mesit, pavarësisht se ky është trajtimi më i rekomanduar nga mjekët, sipas një studimi.

Paracetamoli është trajtimi kryesor i dhënë nga Mjeku i Përgjithshëm, për ata pacientë që kanë kriza akute të dhimbjes së mesit. Po ashtu, edhe faqet online të Mjekësisë i këshillojnë pacientët të marrin paracetamol.

Mirëpo një studim i bërë me një numër të madh njerëzish në Universitetin e Sideit, në Australi tregon se ky analgjezik (vrasës i dhimbjes), nuk i ndihmon të sëmurët që të shërohen shpejt, nuk redukton dhimbjen, nuk e përmirëson gjumin apo cilësinë e jetës.

Kërkuesit sugjerojnë se këshillat dhe mbështetja emocionale kanë të njëjtin efekt për pacientët me dhimbje mesi, sa një dozë e rregullt paracetamoli. Këshillat përfshijnë marrjen e një pushimi dhe pëmirësimin e qëndrimit, si dhe sigurimin se i sëmuri do të bëhet më mirë.

Dhimbja e mesit prek 2 në 5 njerëz në momente të caktuara të jetës, për shkak të qëndrimit të keq, përkuljes së tepruar ose ngritjes së peshave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat