Bajame të ëmbla, ja si të bëni qumësht me to

Shëndetësia

Bajame të ëmbla, ja si të bëni qumësht me to

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 18:52

Për të bërë qumësht nga bajamet e ëmbla, duhet të mbushni një tas me bajame të ëmbla, mbulojini me ujë dhe lërini ashtu gjithë natën. Bajamet bëhen më të buta kështu dhe bymehen.

Në mëngjes kullojeni ujin sepse nuk do t’ju hyjë më në punë. Sasinë e bajameve hidheni në blender bashkë me ujë të pastër, mundësisht ujë të pijshëm). Proporcioni është 1 masë bajame dhe 2 ose 3 masa ujë.

Lëreni 2-3 minuta blenderin derisa bajamet të grihen plotësisht dhe të shihni që uji që hodhët të marrë ngjyrë të bardhë. Më pas kullojeni me një napë ose pecetë të pastër.

Ruajeni në shishe qelqi në frigorifer. Këshillohet të konsumohet brenda 24 orëve. Mund ta ëmbëlsoni me mjaltë, kanellë, ose ta pini ashtu siç është. Ky qumësht përmban të gjitha mineralet dhe vitaminat që përmbajnë bajamet.

Ai është i pasur me magnez, hekur, potas, vitaminat E, B Kompleks, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat