Test për gjendjen e shëndetit

Shëndetësia

Test për gjendjen e shëndetit

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 13:41

Nëse i përket grupmoshes 40-65 vjeç, ky test është një nga dhjetëra te tjerë qe do t’i nënshtroheni gjate kontrollit tuaj shëndetësor. Rreth 900 mije shqiptare, jo vetëm do te bëjnë nje sere analizash ne qendrat shëndetësore, por do t’i përgjigjen edhe disa pyetjeve baze për te përcaktuar nese vuajnë nga depresioni, janë te varur ndaj alkoolit, duhanit apo kane te tjera probleme me shëndetin e tyre. Ministria e Shendetesise ka nisur trajnimin e stafeve te qendrave shëndetësore per njohjen e testimit dhe aplikimin ne popullate. Pyetjet janë konkrete mbi stilin e jetesës, si p.sh ato te testit per alkoolin ku do te përshkruani sasinë dhe llojin qe ju pëlqen te konsumoni. 7 mije mjeke dhe infermiere do te përfshihen ne te parin check up te shqiptareve, per te ditur tipet me te shpeshta te sëmundjeve, numrin e te prekurve dhe stadin e tyre. Ne kete mënyre do te behet rishpërndarja e investimeve, bazuar mbi nevojat e çdo zone te vendit. Kontrolli baze shëndetësor pritet te nise ne muajin nëntor dhe do te organizohet ne qendrat shëndetësore pranë lagjeve ku banoni. Ai eshte falas dhe do te shërbeje jo vetëm per te zbuluar sëmundjet e heshtura ne organizmin tuaj, por edhe si nje mundësi per te përfituar ndjekje te specializuar edhe ne klinikat e spitalet private.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat