Disa mënyra për të kufizuar oreksin

Shëndetësia

Disa mënyra për të kufizuar oreksin

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 00:34

1. Mos hani gjithçka njëherësh, por programoni intervale prej 4-5 orësh nga një vakt në tjetrin, duke nisur me mëngjesin. 2. Mësoni të administroni stresin. Sa më të tensionuar të jeni, aq më shumë hani. Por në vend që të bëni këtë, më mirë gjeni mënyra të tjera për t'u qetësuar. Për shembull, mund të flisni me dikë, ose merruni me diçka. 3. Gjeni një ekuilibër të duhur të gjumit. Fjetja pak ju bën të akumuloni yndyrna, kurse fjetja e tepërt shton rezervat e karbohidrateve. Numri i duhur i orëve të gjumit, sipas studimeve, është 4.5. 4. Pini shumë ujë. Jo vetëm do të ndjeni impulsin e të ngrënit më pak, por do të rrisni metabolizmin tuaj. 5. Natyrisht, edhe ushtrimet fizike duhet t'ju bëjnë të ndiheni mirë. Djersini, nëse ia vlen vërtet. Në rast të kundërt, me siguri që do të hani më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat