Ja pse kurrë nuk duhet t’i pastrojmë veshtë

Shëndetësia

Ja pse kurrë nuk duhet t’i pastrojmë veshtë

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 12:50

E keni pyetur veten se a është e vërtetë që nuk bën të përdoren pambuktë për pastrimin e veshëve?!
Përgjigja: Nëse për herë të parë u ka thënë nëna apo gjyshja juaj, ato kishin plotësisht të drejtë: Në fakt ju nuk duhet të fusni në vesh asgjë që është më e vogël se bërryli juaj.

Mirëpo, për të kuptuar se pse duhet të hiqni dorë nga përdorimi i pabukëve të veshëve, së pari duhet të fillojmë ta kuptojmë arsyen e krijimit të dyllit në vesh.

Ajo përbërje e pakëndshme që mjekët e quajnë ‘dyllë veshi’, në fakt është aty për ta mbrojtur veshin.

“Arsyeja e krijimit të dyllit në vesh, në të vërtetë, është për ta mbajtur të pastër kanalin e të dëgjuarit,” ka thënë Douglas Backous, kryetar i Akademisë Amerikane të Otorinolaringologjisë, dhe shef i Departamentit të Kirurgjisë në Institutin Suedez për neuro-shkencë, në Seattle.

Dylli i veshit jo vetëm që e mbanë të mbrojtur kanalin e dëgjimit, por edhe prodhon substanca antibakteriale, që parandalojnë infeksione të ndryshme të veshit. E ndër mrekullitë e trupit, është se ai vetë pastrohet. Në momentin që dylli i veshit thahet dhe e humbë dobinë për veshin, ai bie nga veshi për t’ia lënë radhën prodhimit të sasisë tjetër të nevojshme.

Sipas mjekut, problemi qëndron në atë se ne e konsiderojmë veten më të mençur sesa organizmi jonë, i cili e ka prodhuar këtë substancë që nga fillimi i jetës. Ajo që ne bëjmë kur përdorim pastrueset prej pambuku, është shtyrja e dyllit në pjesët e veshit, ku ai nuk ka aftësi vetëpastrimi, dhe me këtë rast ne bllokojmë kanale të rëndësishme të dëgjimit. Grumbullimi i tij në këto pjesë të veshit, çon në formimin e bakterieve dhe shfaqjen e infeksioneve të ndryshme, thotë Backous.

Kjo gjithashtu shkakton edhe humbjen e dëgjimit dhe dhimbje të mëdha të veshit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat