9 ilaçe që s’duhet tia jepni fëmijës tuaj

Shëndetësia

9 ilaçe që s’duhet tia jepni fëmijës tuaj

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 08:29

Konsultoheni me mjekun para se ti jepni fëmijës tuaj ndonjë ilaç, sidomos herën e parë. Bebet janë shumë më të predispozuar se të rriturit që të kenë reagime negative ndaj ilaçeve, kështu që duke i dhënë fëmijës tuaj një ilaç pa recetë, qoftë ky dhe një ilaç “bimor”, është një gjë me risk.
Nëse fëmija juaj vjell ose ka skuqje të lëkurës pasi ka marrë ilaçin, telefononi menjëherë mjekun e tij. Gjithashtu, që të jeni të sigurt mbani gjithmonë numrin e urgjencës ose të jeni në dijeni për urgjencën më të afërt. Ndonjëherë prindërit apo dadot gjejnë ndonjë ilaç afër fëmijëve dhe nuk janë të afte per të kuptuar nëse ata e kanë kapërdirë apo jo. Edhe në qoftë se jeni të pasigurt, thirrni direkt doktorin për ndihmë.

Më poshtë janë disa ilaçe që ju nuk duhet tia jepni kurrë fëmijës tuaj;

Aspirinë
Asnjëherë mos i jepni aspirinë fëmijës ose ndonjë ilaç që përmban aspirinë, përveç nëse udhëzohet ta bëni këtë nga mjeku i fëmijës suaj. Aspirina mund të bëjë një fëmijë të ndjeshëm ndaj sindromës Reye-s , një sëmundje e rrallë, por potencialisht fatale. Ilaçet e fëmijëve në farmaci janë gjithmonë pa përmbajtje aspirine.

Lexoni etiketat me kujdes (aspirina shpresh etiketohet si “salicylate” ose “acid acetilsalicilik”), dhe pyesni mjekun ose farmacistin tuaj nëse ju nuk jeni i sigurt nëse një produkt është pa aspirinë.

Për ethet ose dhimbje të tjera, pyesni doktorin tuaj për dhënien e Acetaminophen-it fëmijës tuaj ose të Ibuprofen, por kurrë mos përdorni ibuprofen për një fëmijë më të vogël se 6 muajsh.

Ilaçet kundër kollës dhe të ftohtit
Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) është kundër dhënies së ilaçeve kundër kollës dhe ftohmës për foshnjat. Studimet tregojnë se këto ilaçe në të vërtetë nuk ndihmojnë për të zbutur simptomat e fëmijës suaj dhe ato mund të jenë të dëmshme, sidomos kur një fëmijë gabimisht merr më shumë se doza e rekomanduar.

Përveç efekteve anësore si; të qenit i përgjumur ose pagjumësi, stomaku i perzier, dhe ka një skuqje të lëkurës, një fëmijë mund të vuajë efekte të rënda të tilla; si rrahje të shpejta të zemrës, konvulsione, dhe madje edhe vdekjen. Çdo vit, mijëra fëmijë përfundojë deri në dhomat e urgjencës në çdo vend pas gëlltitjes së shumë ilaçeve kundër kollës dhe ftohmës.

Tashmë edhe prodhuesit e ilaceve kundër kollës nuk hedhin në treg ilaçe për simptomat e të ftohurit për fëmijë të vegjël.

Nëse fëmija juaj merr një të ftohtë, ju mund të provoni të përdorni një rregullues të lagështisë së ajrit në ambjent (shih në foto) ose mjetet të tjera rrethanore në shtëpi, çajra, avull bimor, etj.

Ilaçe kundër të vjellave
Mos i jepni fëmijës tuaj ilaçe kundër të përzierave vetëm nëse mjeku i tij në mënyrë specifike e rekomandon atë. Shumica e periudhave të të vjellave janë mjaft jetëshkurtra, dhe foshnjat dhe fëmijët zakonisht e kalojnë këtë pa ndonjë mjekim. Përveç kësaj, medikamentet kundër të vjellave kanë rreziqe dhe ndërlikime të mundshme. (Në qoftë se fëmija juaj është me të vjella dhe fillon të ketë shenja dehidratimi, kontaktoni doktorin e tij për këshilla se çfarë të bëni.)

Mjekim të rrituri
Dhënia fëmijës tuaj e një doze të vogël të një ilaçi i destinuar për një të rritur është e rrezikshme. Gjithashtu, pikat për foshnje janë më të përqendruara se ilaçi për fëmijë më të rritur, ndaj përdoreni në mënyrë të kujdesshme ilaçin që i jepni fëmijës tuaj. Nëse etiketa nuk tregon një dozë të përshtatshme për peshën dhe moshën e fëmijës suaj, nuk duhet tia jepni këtë ilaç atij.

Ilaçet e recetës së një personi tjetër dhe për kushte të tjera shëndetësore
Receta e ilaçeve e destinuar për njerëz të tjerë (si një vëlla), ose për të trajtuar sëmundje të tjera mund të jetë i paefektshëm, ose madje edhe i rrezikshëm kur jepet për fëmijën tuaj. Jepini atij vetëm ilaçet e përshkruara për të dhe gjendjen e tij të veçantë shëndetësore.

Çdo gjë e skaduar

Hidhni poshtë çdo ilaç që keni marrë me recetë, apo ilaçe për kollën, sapo ato të skadojnë. Gjithashtu hiqni qafe ilaçet që kanë ndryshuar ngjyrën apo formën, që në thelb nuk duken ashtu siç ishin kur i keni blerë ato. Pas hapjes së shishes apo kutisë dhe përdorimit të tyre, sipas afatit të përcaktuar, medikamentet mund të mos jenë më efektive dhe mund të jenë edhe të dëmshme më vonë.

Në përgjithësi, nuk është një ide e mirë për të flakur ilaçet e vjetra në banjo, pasi ato mund të ndotin ujërat nëntokësore dhe do të përfundojnë deri në furnizimin me ujë të pijshëm. Megjithatë, disa ilaçe janë aq shumë potencialisht të dëmshme për fëmijët saqë Agjensia e menaxhimit të ilaçeve dhe ushqimit në SHBA rekomandon asgjësimin e tyre në tualet dhe jo në plehra.

Shikoni në etiketën e tyre për të gjetur nëse ajo duhet të hidhet në plehra. Nëse ju nuk jeni i sigurt, pyesni farmacistin tuaj se çfarë të bëni me të.

Sasi të madhe “Acetaminophen“-i
Disa ilaçe përmbajnë Acetaminophen për të ndihmuar në lehtësimin e etheve dhe dhimbjeve, kështu që të jeni të kujdesshëm për të mos ia dhënë fëmijës tuaj një dozë shtesë të veçantë të ‘acetaminophen” në qoftë se ai është duke marrë medikamente të tilla. Nëse ju nuk jeni i sigurt se çfarë ka në përmbajtjen e një ilaçi të caktuar, mos i jep acetaminophen aso ibuprofen fëmijës deri sa ju të jeni këshilluar me mjekun ose farmacistin.

Tableta që përtypen
Tabletat që përtypen (si çamçakës) apo lloje të tjera të ilaçeve në formë tabletash janë një rrezik mbytjeje për foshnjat. Nëse fëmija juaj ha ushqime të forta dhe ju doni të përdorni një tabletë, pyesni mjekun ose farmacistin e fëmijës tuaj, nëse është në rregull për ta shtypur atë dhe ta vini në një lugë me ushqim të butë, si kos ose lëng frutash. (Sigurisht, ju duhet të siguroheni që ai të hajë të gjithë lugën për të marrë dozën e plotë.)

Shurup “ipecac”

Shurup “ipecac” ose me përmbajtje “ipecac” (shih në foto) shkakton të vjella, dhe ekspertët e përdorin për të këshilluar prindërit në rast të një helmimi. Por mjekët nuk e rekomandojnë më prej shumë kohësh shurupin “ipecac”, kryesisht sepse nuk ka prova që të vjellat ndihmojnë në trajtimin e helmimit. Gjithashtu, shurup i ipecac mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë në qoftë se fëmija vjell pasi ka marrë një ilaç të dobishëm, të tillë si qymyrdruri. (Qymyr druri i aktivizuar është trajtimi standard për helmimin tek fëmijët, edhe pse vetëm një profesionist i kujdesit shëndetësor është i kualifikuar për ta dhënë atë për fëmijën tuaj).

Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon të hidhni çdo shurup të ipecac që ju keni në shtëpinë tuaj dhe thotë se mënyra më e mirë për të parandaluar helmimin aksidental është që të mbani në vende larg syve të fëmijëve substancat potencialisht të dëmshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat