Për kocka të forta konsumoni qumështin rregullisht

Shëndetësia

Për kocka të forta konsumoni qumështin rregullisht

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 22:45

Fëmijët të cilët nuk pinë qumësht rregullisht kanë prirje për të pësuar thyerje të kockave dhe për të qenë obezë krahasuar me moshatarët e tyre të cilët rregullisht pinë qumësht.

Studimet e realizuara kohë më parë kanë krahasuar rreth 500 fëmijë që nuk kishin përdorë qumësht një kohë më të gjatë dhe një mijë fëmijë të tjerë të të njëjtës moshë të cilët rregullisht kishin përdorë qumësht.

Grupi i parë i fëmijëve, ata që nuk ka përdorë qumësht, nevojat për kalcium nuk i kishin siguruar as përmes burimeve tjera, si produktet tjera të qumështit ose suplementet (tabletat shtesë me kalcium). Kalciumi është përbërësi kryesor i kockave dhe ua siguron atyre dendësinë dhe fortësinë.

Rezultatet kanë treguar se mesatarisht një në tre fëmijë që kishte shmangur konsumimin e qumështit, kishte pasur një kockë të thyer deri në moshën nëntë vjeçe, edhe atë kryesisht të ndonjë rënie të parrezikshme ose ndrydhje.

Po ashtu, rezultatet kanë treguar se fëmijët që nuk kanë konsumuar qumësht, kanë qenë me peshë më të rritur krahasuar me ata që kanë konsumuar qumësht rregullisht.

Autorët e studimit theksojnë se fëmijët që shmangin qumështin kanë rrezik të rritur për thyerje të kockave si pasojë e dendësisë së ulët të masës kockore dhe peshës së rritur trupore.

Fëmijët dhe adoleshentët çdo ditë duhet të konsumojnë tre deri në katër shërbime me produkte të qumështit, me qëllim që të zhvillojnë kocka të shëndetshme, pengojnë thyerjen e tyre dhe ulin rrezikun për zhvillim të osteoporozës që shfaqet në moshë të shtyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat