Disa këshilla për mbrojtjen e syve

Shëndetësia

Disa këshilla për mbrojtjen e syve

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 19:44

Përgjatë stinës së pranverës dhe verës, më së shumti përhapet alergjia dhe infektimi i syve. Ja disa këshilla për të mbrojtur sytë.Nxehtësia, rrezet e diellit dhe pluhuri, mund ta përkeqësojnë këtë sëmundje, përveç faktorëve të tjerë të shumtë.
Një nga simptomat e para të alergjisë së syve është kruarja që ndihet në sy, skuqje dhe fryrje të qepallave së syrit dhe shtim i lotëve.

Kjo alergji sjell reaksione në qepallat e syrit, zgjerim të fryrjes dhe krijimin e zonave të infeksionit kronik. Të tjera simptoma kronike janë skuqja e syve e shoqëruar më dhimbje dhe ndjenjë thatësie në sy.

Për të mbrojtur sytë nga alergjitë, zbatoni këto këshilla praktike. Duhet të rezistoni ndaj kruarjeve të syve, pasi përkeqëson alergjinë. Fërkimi bën që të afrohen më shumë rreth syve edhe mikrobe të tjera.

Është e domosdoshme që të përdorni syze dielli, pasi redukton ndjeshëm kontaktet me pluhurat apo elementët që shkaktojnë alergjinë. Mbajtja e syzeve parandalon edhe skuqjen dhe djegien e syve.

Pastrojini sytë me produkte antialergjike, veçanërisht nëse lëvizni në natyrë dhe të ekspozuar nga polenit. Një tjetër faktor i rëndësishëm është edhe mbajtja e shtëpisë pastër. Ngritja e pluhurave në ambientin e shtëpisë, mund të stimulojë alergjinë e syve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat