Fare e thjeshtë, zgjidhja ideale kundër puçrave

Shëndetësia

Fare e thjeshtë, zgjidhja ideale kundër puçrave

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 15:55

Puçrat janë një shqetësim i vërtetë për lëkurën, pasi ky problem prek një pjesë të madhe të njerëzve.

Një zgjidhje natyrale e cila mund të përgatitet në kushtet e shtëpisë, për të shpëtuar nga puçrat ka në bazë sodën e bukës.

Soda e përzierë me pak ujë formon një masë homogjene e cila duhet të aplikohet në pjesën e fytyrës, aty ku keni probleme. Këtë masë mbajeni në fytyrë për rreth çerek ore dhe shpëlajeni më tej fytyrën me ujë të bollshëm.

Në pjesën e parë të trajtimit përsëriteni një maskë të tillë dy herë në javë, ndërsa me marrjen e rezultateve të para rrallojeni përdorimin në një herë në javë ose në dhjetë ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat