Maskë për fytyrën me limon dhe kastravec

Shëndetësia

Maskë për fytyrën me limon dhe kastravec

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 11:01

Fytyra është padiskutim zona e trupit më delikate e cila shfaq jo pak probleme, si njolla, puçra, pika të zeza etj.

Ndër maskat e fytyrës të përgatitura në kushtet e shtëpisë, një nga më të mirat është ajo e përgatitur me limon dhe kastravec, e cila cilësohet si një maskë freskuese dhe qetësuese për fytyrën.

Kastraveci ka veti pastryese dhe freskuese, ndërsa limoni i përforcon këto veti. Nën shoqërinë e kosit, ndihmon që kjo masë të bëhet më hidratuese.

Për këtë maskë iu nevojitet një copë kastravec, një lugë lëng limoni dhe një lugë kos. Vendosni në një enë me ujë për të zjerë pjesën e kastravecit dhe kur ajo të jetë zbutur hiqeni nga uji dhe shtypeni me një pirun deri sa të jetë bërë në formë pureje.

Pas kësaj hidhni lëngun e limonit dhe kosin. Këtë masë alikojeni në fytyrë dhe mbajeni për 10 minuta. Në përfundim shpëlajeni fytyrën më ujë të bollshëm.

Kjo maskë këshillohet për fytyrat me yndyrë pasi luan rol pastrues si dhe parandalon shfaqjen e pikave të zeza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat