Flokë të hollë që këputen? Ja zgjidhja nga maska e bananes

Shëndetësia

Flokë të hollë që këputen? Ja zgjidhja nga maska e bananes

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 10:52

Kemi parë një sërë maskash për flokët, që sipas nevojave përdoren çdo pesë ditë ose një herë në javë. Por një maskë shumë efikase për flokë të dobët dhe që këputen, e cila shërben për ti forcuar ata, është nëpërmjet bananes dhe qumështit.

Kjo maskë ushqen në thellësi flokun, i dhuron më shumë shkëlqim, e mbron nga smogu, era si dhe ndryshimet klimatike.

Për këtë maskë iu nevojiten dy banane me madhësi mesatare, një gotë qumësht dhe dy lugë mjaltë.

Shtypini mirë bananet deri sa të jenë bërë si pure. Hidhni sipër qumështin dhe më tej shtoni dy lugë mjaltë. Përzjeheni këtë masë deri sa të jetë bërë homogjene dhe aplikojeni në flokë, duke e mbajtur për 15 minuta. Pas kësaj lajini flokët normalisht. Idealja për të marrë rezultate, do të ishte që kjo maskë të përdorej një herë në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat