Shkencëtarët thonë do vazhdojnë punën kundër AIDS-it

Shëndetësia

Shkencëtarët thonë do vazhdojnë punën kundër AIDS-it

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 13:41

Shkencëtarët që po kërkojnë shërimin e sëmundjes së AIDS-it janë zotuar sot që do të vazhdojnë me përpjekjet e tyre, megjithë vdekjen e kolegëve veteranë të cilët ishin në aeroplanin e “Malaysia Airlines”, aeroplan ky që u rrëzua në Ukrainën lindore që kontrollohet nga rebelët pro rusë.

Fituesja e çmimit Nobel, Francoise Barre-Sinoussi, para nisjes së samitit për sëmundjen e SIDA-s në Australi ka thënë se vdekja e shkencëtarit, Joep Lange është një kthim i madh prapa.

Mirëpo ajo ka thënë se Lange dhe pjesëtarët e tjerë të komunitetit të shkencëtarëve që e luftojnë AIDS-in që janë vrarë përgjatë fluturimit me “Malaysia Airlines” do t’i inkurajonin delegatët që të vazhdojnë tutje me samitin gjashtë ditor që formalisht fillon më 20 korrik.

Më 18 korrik, është raportuar se gati 100 pjesëmarrës të samitit të AIDS-it janë vrarë krahas pasagjerëve të tjerë në aeroplanin që u rrëzua në lindje të Ukrainës më 17 korrik.

Mirëpo, Barre-Sinoussi ka thënë sot se numri i konfirmuar i delegatëve të samitit që janë vrarë është vetëm gjashtë persona, pra shumë më i vogël se sa është thënë fillimisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat