Agani takon udhëheqësit e sektorit farmaceutik të Kosovës

Shëndetësia

Agani takon udhëheqësit e sektorit farmaceutik të Kosovës

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 12:28

Ministri në largim i Shëndetësisë, Ferid Agani ka pritur sot në takim Kryetarin e Odës së Farmacistëve të Kosovës, Zehadin Gashi, Kryetarin e Shoqatës së Distributorëve Farmaceutikë të Kosovës, Milaim Abdullahu, Kryetarin e Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, Agim Çaka si dhe U.D të shefit të Agjencionit Kosovar për Produkte Medicinale, Arianit Jakupi.

Në takim është biseduar për hapat e mëtutjeshëm për avancimin e sektorit farmaceutik të Kosovës.

Agani i ka siguruar të pranishmit se mbështetja e tij si ministër, por edhe e menaxhmentit të Ministrisë së Shëndetësisë nuk do të mungojë edhe në të ardhmen siç nuk ka munguar deri më tani.

“Krejt ky angazhim do të bëhet me qëllim të ngritjes së përgjegjësisë që kemi ndaj qytetarëve në përgjithësi e në veçanti ndaj pacientëve në nevojë”, ka thënë Agani.

Ndërsa, Oda e Farmacistëve të Kosovës ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor më 27 qershor, duke zgjedhur kryetarin e saj dhe filluar procesin e konsolidimit dhe funksionimit të saj. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat