Arsyet pse duhet të ngrihemi nga tavolina pa u ngopur mirë

Shëndetësia

Arsyet pse duhet të ngrihemi nga tavolina pa u ngopur mirë

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 11:42

Në ditët e sotme djegim rreth 140 kalori më pak në ditë, krahasuar me 50 vite më parë kur puna kërkonte sforco më të madhe fizike dhe ecej më shumë. Ekspertët kujtojnë disa arsye se pse duhet të ngrihemi nga tavolina pa u ngopur mirë.

Jetoni më gjatë- Për shumë vite studiuesit kanë mbajtur nën vëzhgim popullin më jetëgjatë në planet, banorët e ishullit Okinawa, në Japoni. Studiuesit kanë zbuluar se një regjim ushqimor i kontrolluar dhe pa u tepruar në sasi, bën që njerëzit të jetojnë më gjatë.

Ngrënia e tepërt plak- Sa më shumë hahet, aq më shumë rëndohet trupi ynë, dhe në këtë mënyrë organizmi e ka më të vështirë që ti kthejë ushqimet në energji, pasi radikalet e lira provokojnë oksidim dhe plakje.

Ngrënia e tpërt rëndon frymëmarrjen- Thuajse të gjithë e kanë provuar këtë ndjesi, duke mos qenë aspak rehat. Kjo për shkak se sasia e madhe e ushqimit e pakëson sasinë e ajrit dhe rëndesa vështirëson funksionimin e mushkërive.

Ngrënia e tepërt krijon probleme gjatë gjumit- Pas ngrënies shpesh vjen gjumë. Por gjëja më e keqe është kur mundohemi të flemë dhe shqetësohemi gjatë tij, për shkak se kemi ngrënë shumë. Kjo është edhe arsyeja pse shpesh këshillohet që të mos hahet në orët e vona të darkës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat