Ora kur askush nuk i reziston dot ushqimit

Shëndetësia

Ora kur askush nuk i reziston dot ushqimit

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 23:46

Me sa duket ekziston një orë e saktë e ditës, gjatë së cilës askush nuk mund ti rezistojë ushqimit.

Një orar që bënë që njerëzit të hanë në mënyrë të pashëndetshme dhe çfarë t’iu dalë përpara.

Ky moment ka rezultuar se është ora 16.12 e pasdites, e cila shpesh përkon me përfundimin e orarit të punës.

Ky fakt u zbulua nga një sondazh britanik i sajtit seasonalberries.co.uk, i cili intervistoi një kampion burrash dhe grash, ku u vu re se mbi 33% e tyre dorëzoheshin përpara ushqimit pikërisht në atë orë.

Shpesh mungesa e forcës dhe vullnetit, shfaqet në këtë orë, ku edhe personat që ndjekin një regjim të ekuilibruar ushqimor nuk përmbahen dot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat