Një detaj në pjekjen e mishit, redukton elementët kancerogjenë

Shëndetësia

Një detaj në pjekjen e mishit, redukton elementët kancerogjenë

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 23:07

Një pjekje e mirë në zgarë e mishit, është padiskutim një nga pjatat më të preferuara të shumë prej nesh.

Por shpesh ndodh që të nënvlerësohen efektet negative që ka në shëndet një lloj pjekje e tillë e mishit.

Një studim amerikan ka zbuluar se rreziku i elementëve kancerogjenë nga ngrënia e mishit të tillë, reduktohet ndjeshëm nëse mishi marinohet me birrë.

Në këtë mënyrë substancat toksike që ndodhen te mishi zbehen nën efektin e birrës, mjafton që mishi të qëndrojë për disa orë në birrë.

Një eksperimet i tillë është bërë te mishi i derrit, duke përdorur birrë të verdhë, ku u vu re reduktim i elementëve kancerogjenë në masën 50%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat