Procedurat e vështira për dokumente, po kërcënojnë jetë fëmijësh

Shëndetësia

Procedurat e vështira për dokumente, po kërcënojnë jetë fëmijësh

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 21:19

Procedurat e kompletuara burokratike për trajtim shëndetësor të fëmijëve jashtë vendit, ndonjëherë u kanë kushtuar edhe me jetë atyre.
Me një kërcënim të tillë po përballet edhe familja e 11 vjeçares, E.SH., e cila duhet të trajtohet jashtë vendit.

Familjarët thonë se si pasojë e pa mundësisë për të shkuar më shpejtë jashtë vendit, vajza e tyre po përkeqësohet nga dita në ditë.

Nëna e saj, ka thënë se çdo javë trokasin në derën e Ministrisë së Shëndetësisë, por përgjigjia që marrin është: “Po këtë javë, po atë javë”.

“Nuk po kemi të njofshëm, nuk po kemi para”, ka thënë nëna e saj.

Ndërkaq në Ministrinë e Shëndetësisë, i kanë thënë KTV’së se kjo po ndodhë si pasojë e vonesës ose moskompletimit të dokumenteve nga familjarët.

Por familjarët thonë se sistemi i marrjes së dokumentacionit është tejet i ngarkuar dhe se nuk kanë asnjë informacion se çka kërkohet për të dalë jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat