Arsyet pse duhet të hani pjepër

Shëndetësia

Arsyet pse duhet të hani pjepër

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 11:58

Gjatë stinës së nxehtë një fetë pjepër garanton freski, shuarjen e etjes, dhe na jep vitamina.
Mes frutave më të dashura në stinën e verës është padyshim pjepri. Gjatë stinës së nxehtë një fetë pjepër garanton freski, shuarjen e etjes, dhe na jep vitamina.

Pjepri ka një sërë vetish për trupin tonë, pasi ndihmon edhe veshkat për tu pastruar.

Hidraton dhe forcon trupin- Pjepri i bën mirë trupit pasi përbëhet në masën 90% nga uji, element shumë i rëndësishëm për të luftuar dehidratimin gjatë verës. Është i pasur me kalcium, hekur, fosfor dhe mbi të gjitha vitamina A dhe C.

Frut dietik- Pjepri është një frut shumë i mirë për të gjithë ata që janë në dietë. Një fetë pjepri rreth 100 gramë, përmban vetëm 33 Kcal dhe 90.1 gramë është ujë, 7.4 gramë karbohidrate, 0.2 gramë yndyrë, 0.8 gramë proteina.

Ndihmon veshkat dhe aparatin tretës- Falë përqendrimit të madh të ujit, ky frut ndihmon personat që vuajnë nga problemet në veshka. Ndër të tjera është një frut laksativ dhe rregullon aparatin tretës, për gjithë ata që vuajnë nga fryrja e stomakut.

I bën mirë trurit dhe lufton osteoporozën- Pjepri përmban vitaminë B2, e cila e mban trurin të ri, si dhe e relaksion nga stresi. Pjepri përmirëson edhe gjumin. Lufton osteoporozën në sajë të vitaminës B6, e cila përmirëson shikimin dhe ndihmon dhëmbët dhe kockat.

Parandalon infarktin- Mban të shëndetshëm sistemin kardiovaskular, falë adenosinës, një substancë e cila e mban në gjendje të mirë gjakun. Pjepri lufton edhe kolesterolin, si dhe mban në nivele të ulëta trigliceridet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat