Çfarë përfitojmë nga ngrënia e bananeve

Shëndetësia

Çfarë përfitojmë nga ngrënia e bananeve

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 12:20

Bananet janë ndër frutat që nuk kushtojnë shumë, por janë shumë të rëndësishme për shëndetin tonë, në sajë të vetive të tyre.

Bananet na furnizojnë me pak më shumë kalori se një kokërr mollë, por kanë një sërë vlerash të tjera.

Ndër të tjera bananet përmbajnë potas, duke u bërë një burim i rëndësishëm mineralesh, madje përmbajnë edhe kalcium dhe fosfor.

Ngrënia e një banane në mëngjes apo ndërmjet vakteve, është një mënyrë shumë e mirë që organizmi ynë të marrë sasinë e duhur të kripërave minerale.

Bananet janë të pasura edhe me vitaminat C, B1, B2 dhe B6, vitamina të cilat luajnë rol të rëndësishëm për funksionin cerebral.

Por edhe për aparatin tretës banania është shumë e mirë, pasi është e pasur me fibra dhe ndihmon aparatin tretës të gjejë normalitetin.

Tuli i bananes redukton irritimin e mukozave gastrike duke shmangur krizat e stomakut. Banania këshillohet për gjithë ata që vuajnë nga çrregullimet e gjumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat