Një mijë aborte spontane në 2014

Shëndetësia

Një mijë aborte spontane në 2014

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 11:13

Lindjet shënojnë ulje nga viti në vit. Të njëjtin trend kanë edhe abortet por shqetësim mbeten ndërprerjet e padëshiruara të shtatzanisë. Nga një analizë që specialistët e Institutit të Shëndetit Publik i kanë bërë ecurisë dhe shkaqeve e aborteve nga viti 2009 deri në vitin 2012, del në pah rritja me afro 50% e aborteve spontane.

Edhe vitet 2013 – 2014 kanë shënuar një numër më të madh të aborteve spontane, pa dëshirën e nënës. Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti numërohen afro 1 mijë aborte.

Mjekët fajësojnë infeksionet si shkaktarë të abortit spontan te gratë. Ndërsa japin alarmin se po rriten së tepërmi edhe miset abortet, që është vetë ndërpreja e zhillimit të fetusit në javët e para.

Por ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik hedhin dyshime tek korrektesa e mjekëve në plotësimin e skedës së një aborti spontan.

Megjithatë drejtori i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” thotë se kjo është e pamundur pasi regjistrimi kalon në disa filtra.

Aktulisht abortet mund të kryehen në spitale publike apo private. Aborti është i lejuar ligjërisht deri në 12 javë, pas kësaj kohe ai kryhet vetëm në rastet kur verifikohet se shtatzania dëmton shëndetin e gruas, apo fetusi ka anomali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat