Ushqimi që parandalon diabetin

Shëndetësia

Ushqimi që parandalon diabetin

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 09:20

Është një ushqim specifik i cili ndihmon për parandalimin e diabetit. Një studim amerikan i American Pistachio Growers, shoqata që përfaqëson kultivuesit e fistikëve në Shtetet e Bashkura të Amerikës, ka zbuluar se pikërisht fistikët luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e diabetit të tipit 2.

Ekspertët këshillojnë konsumin në mënyrë të rregullt të tyre, pasi në këtë mënyrë parandalohet prekja nga diabeti.

Studimi u bazua në një kampion prej 54 personash të cilët për katër muaj me radhë ndoqën një regjim ushqimor të pasur me fistikë, ku konsumonin mesatarisht 60 gramë në ditë.

U vu re se niveli i glukozit në përfundim të kësaj periudhe ishte ndjeshëm i ulët tek ata persona që konsumonin ushqime të tilla, krahasuar me ata persona që ndiqnin një regjim ushqimor pa këtë element.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat